Në gjashtëmujorin e parë zjarrfikësit e Suharekës kanë intervenuar në 162 raste

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt me Këshillin e drejtorëve ku janë diskutuar shumë tema me rëndësi që kanë të bëjnë me shërbime sa më të mira për qytetarë.

Gjatë këtij takimi u tha se punët në terren po zhvillohen mirë dhe se janë në proces të përfundimit disa nga projektet e planifikuara.

Gjithashtu si temë është diskutuar edhe puna e zjarrfikësve të Suharekës ku u tha se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti njësia e zjarrfikësve ka pasur gjithsejtë 162 intervenime prej të cilave vetëm 4 persona kanë pësuar lëndime.

Edhe gjatë këtij takimi Kryetari Muharremaj, ka kërkuar që të respektohen masat e marra për gjendjen e krijuar nga COVID-19, si dhe ka dhënë obligime dhe detyra për drejtorët për ditët në vijim

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.