Në fshatin Nepërbisht vazhdon ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve lokale

Pothuajse në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës po ndërtohen e rregullohen rrugët lokale, këtë herë në Nepërbisht janë duke u rregulluar rrugët lokale të këtij fshati.

Në Nepërbisht vazhdon ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë të rëndësishme për banorët e këtij fshati dhe fshatrave per rreth.

Për ta parë ecurinë e punimeve, në fshatin Nepërbisht, ka shkuar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ku Kryetari Muharremaj gjatë vizitës tha se: “Puna ec me ritmin e duhur në ndërtimin e rrugëve edhe në Nepërbisht”.

“Zhivillimi i ekonomisë do të mbetet prioritet edhe në fshatra”, ka thënë në fund kryetari Muharremaj.