Në fshatin Dobërdelan, po vazhdon ndërtimi i rrugëve lokale

Në fshatin Dobërdelan, po vazhdojnë të ndërtohen rrugët lokale.

Po ashtu edhe në shumë fshatra janë duke vazhduar punimet në projekte të ndryshme.

Për t’a pare ecurinë e punimeve në fshatin Dobërdelan, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Ai gjatë takimit me disa banorë të këtij fshati u shpreh: “Puna vazhdon në Dobërdelan, në rregullimin e infrastruktures për kushte më të mira”.

Po ashtu Muharremaj ka thënë se “Shumë projekte në të ardhmen do të realizohen në bashkpunim dhe koordinim me qytetarët”.

“Gjithçka do të harmonizohet në raport me kërkesat e tyre dhe ne si institucione komunale do ta tregojmë përkushtimin”.

LEXO EDHE:  Furnizimi me dru dhe pelet Komunës së Suharekës parashihet ti kushtojë deri në 154 mijë euro

“Do të jem i angazhuar që edhe punimet të realizohen me cilësi”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.