Në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përmendet edhe një rast i qershorit të vitit 1999 në Suharekë

05.11.2020

Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale, thuhet se në mes të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën, duke frikësuar, keqtrajtuar, duke kryer dhunë në mënyrë të paligjshme dhe duke i larguar ata që i konsideronin si […]

Në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përmendet edhe një rast i qershorit të vitit 1999 në Suharekë Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale, thuhet se në mes të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën, duke frikësuar, keqtrajtuar, duke kryer dhunë në mënyrë të paligjshme dhe duke i larguar ata që i konsideronin si kundërshtarë.

Në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së gjithashtu përmendet edhe një rast që thuhet se ka ndodhur në qershor të vitit 1999 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu sipas aktakuzës së njëjtë vlerësohet se në vitin 1999 në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 viktima.

*Vëmendje: Pjesa [E REDAKTUAR] është ndryshuar nga Gjykata Speciale.

Në fund të qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën të ndaluar të paktën një person pa proces ligjor të rregullt në ish-stacionin e policisë në Suharekë, para se ta transferonin atë në vende të tjera, [REDAKTUAR]. Të ndaluarit iu konfiskuan dokumentet dhe gjësendet personale, [REDAKTUAR]. Gjatë kohës që mbahej i ndaluar në shtëpinë afër [REDAKTUAR], [REDAKTUAR].

Në fund të qershorit 1999, një numër anëtarësh të UÇK-së rrahën egërsisht dhe keqtrajtuan psikologjikisht një të ndaluar në ish-stacionin e policisë në Suharekë. I ndaluari u godit me kondakë pushkësh, shkopinj gome dhe çizme, shkruan SuharekaOnline.

Disa anëtarë të UÇK-së i bënë pyetje lidhur me një komandant serb dhe e akuzuan për kryerje krimesh kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas [REDAKTUAR], disa anëtarë të UÇK-së e lidhën të ndaluarin, ia mbuluan kokën dhe e transferuan në [REDAKTUAR]. Atë [REDAKTUAR] nuk i dhanë ushqim e ujë. Marrjet në pyetje vazhduan dhe atë e kërcënuan me vdekje nëse nuk pranonte.

Aktakuzën e plotë të publikuar nga Gjykata Speciale mund ta lexoni KËTU.