Në 30 vjetorin e vdekjes, Kadri Veseli, përkujton Fadil Vatën

Në 30-vjetorin e vdekjes, sot është përkujtuar heroi i kombit, Fadil Vata. Me këtë rast kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vlerësuar lartë kontributin e heroit Vata për lëvizjen kombëtare. 

“30 vjet më parë u nda prej nesh heroi Fadil Vata, njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të flaktë të lëvizjes kombëtare. Me këtë rast bëra homazhe dhe vendosa një tufë me lule tek shtatorja e këtij protagonisti të përpjekjeve shqiptare për liri e pavarësi në trojet e veta.

E mbaj mend mirë si sot rolin e tij në organizimin e protestave të fundit të viteve 80-të si dhe momentin kur doli ilegal.

Vepra, guximi, qëndresa e tij në ballafaqimin me armikun ka qenë dhe mbetet burim frymëzimi për ne. Pa idelistë si Fadil Vata, Kosova kurrë nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor e ta largonte që këtej.

Ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot janë fryt i sakrificës së Fadilit e shumë të tjerëve ndaj të cilët do të mbetemi përherë borxhlinj e mirënjohës” ka shkruar Veseli.

RAPORTO