Në 22 vjetorin e vrasjes, Haradinaj përkujton 24 martirët e fshatit Bukosh

Në 22 vjetorin e vrasjes, Haradinaj përkujton 24 martirët e fshatit Bukosh
Eurolinda Zenelaj

03.05.2021 / Suhareka

Sot përkujtohen 24 martirët e lirisë, që para 22 vitesh në fshatin Bukosh të Suharekës u maltretuan e u vranë, ku po udhëtonin me familjet e tyre për Shqipëri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 24 martirët e fshatit Bukosh, duke thënë se dhembja do të na përcjellë tërë jetën.

”Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.

Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.

Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë.

Kujtimi për ta mbetet i përhershëm.
Lavdi!” ka shkruar Haradinaj.

RAPORTO