Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Emin Musliu sot më 1 maj u organizua tubim përkujtimor.
Gjatë tubimit përkujtimor u zbulua pllaka përkujtimore në vendin e rënies së dëshmorit. Tubimi u mbajt mbahet në fshatin Budakovë në vendin e quajtur “Antenta”.
Pllaka përkujtimore e dëshmorit Emin Musliu u zbulua në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve.
