Ndodh në Suharekë, n’pikë të ditës një femër sulmohet seksualisht

18.02.2020

Policia e Kosovës në raportin për media bën të ditur se të hënën më 17 shkurt ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas po të njëjtit raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Suharekë rreth […]

Ndodh në Suharekë, n’pikë të ditës një femër sulmohet seksualisht Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin për media bën të ditur se të hënën më 17 shkurt ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Sipas po të njëjtit raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Suharekë rreth orës 13:55.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.