Në fshatin Gelancë po vazhdon rregullimi i disa rrugëve, të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati.

Aty, për të parë ecurinë e punëve, ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, së bashku me stafin e tij.

Rruga e cila po ndërtohet për momentin ne fshatin Gelancë, është rruga “Avdyl Abazi”, e cila do t’a mundësojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj lagje. 

Gajtë vizitës, kryetari Muharremaj, është shprehur: “Do të vazhdojmë me punë të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, aty ku është më së shumti e nevojshme”.

Kryetari, ka shtuar se: “Do të vazhdojmë me vizita në terren në shumë punime të cilat janë në procedurë e sipër”.