Ndërtimi i rrugës “Skenderbeu” në Suharekë, OSHP merr vendim për ankesën e një Operatori Ekonomik

29.06.2023

Komuna e Suharekës ka marrë vendim për ankesën e njërit nga Operatorët Ekonomik për aktivitetin “Ndërtimi i Kolektorit në rrgën Skebderbeu”. Komuna e Suharekës në bazë të nenit 105 pika 1 dhe 2 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës nr.04/L-042, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 04/L-237, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 05/L-068, […]

Ndërtimi i rrugës “Skenderbeu” në Suharekë, OSHP merr vendim për ankesën e një Operatori Ekonomik Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka marrë vendim për ankesën e njërit nga Operatorët Ekonomik për aktivitetin “Ndërtimi i Kolektorit në rrgën Skebderbeu”.

Komuna e Suharekës në bazë të nenit 105 pika 1 dhe 2 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës nr.04/L-042, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 04/L-237, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 05/L-068, i
plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 05/L-092, nenit 60 dhe nenit 64 të Rregullores 001/2022 për
Prokurim Publik, pas shqyrtimit të ankesës së operatorit ekonomik (OE) “FAMIS CO-HC” SH.A – Suharekë, për aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritender” me numër të prokurimit 624-22-8920-5-1-1, iniciuar nga Komuna Suharekës, Kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit Vjosa Gradinaj – Mexhuani me datën 27 prill 2023 ka marrë vendim që ankesa e Operatorit Ekonimik “FAMIS CO-HC” SH.A me nr. të protokollit 2023/0203, e datës 12/04/2023 hedhet si e palejuar, raporton SuharekaOnline.

“Hedhet si e palejuar, ankesa e “FAMIS CO-HC” SH.A me nr. të protokollit 2023/0203, e datës
12/04/2023, ankesë kjo e parashtruar për aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në
rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritender”, me numër të prokurimit 624-22-8920-5-1-1, inicuar nga
autoriteti kontraktues (AK) – Komuna Suharekë.” thuhet në njoftimin e komunës.

Poashtu, është marrë vendim që Komunës së Suharekës t’i lejohet që të vazhdojë aktivitetet e prokurimit.

“I lejohet, autoritetit kontraktues – Komuna Suharekë që të vazhdojë më tutje me aktivitetin e prokurimit
“Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritender”, me numër të prokurimit
624-22-8920-5-1-1, përkitazi me këtë ankesë, nëse nuk ka ndonjë ankesë tjetër për këtë aktivitet të
prokurimit.” thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me këtë vendim Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë edhe arsyetim ku thuhet: “Organi Shqyrtues i Prokurimit në sistemin elektronik me datë 12.04.2023, ka pranuar ankesë nga
OE “FAMIS CO-HC” SH.A – Suharekë, për aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi dhe
rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritender”, me numër të prokurimit 624-
22-8920-5-1-1, inicuar nga autoriteti kontraktues (AK) – Komuna Suharekë, ankesë kjo e
protokolluar nga OSHP me numër të protokollit 203/2023. Për aktivitetin prokurimit të cekur si më lartë Autoriteti Kontraktues me datën 05.09.2022, ka publikuar B05 Njoftimi për kontratë. Me datë 17.03.2023 Autoriteti Kontraktues ka publikuar B58 Njoftimin për anulim të aktivitetit të prokurimit në fjalë.
Me datën 27.03.2023 Autoriteti Kontraktues ka publikuar B10 Njoftimin për anulim të procedurës. Sipas verifikimit të kësaj ankese nga OSHP është konstatuar, se ankuesi për ankesën në fjalë, nuk ka paraqitur fillimisht kërkesë për rishqyrtim pranë AK – Kuvendi Komunal Suharekë ndaj B58 Njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues brenda afateve ligjore, po ashtu është drejtuar OSHP-së pa pranuar një vendim nga AK siç kërkohet me nenin 109 të LPPsë.

Nisur nga fakti se OE ankues kishte ofruar dëshmi se kishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim me datën 29.03.2023 dhe i njëjti pretendonte se nuk është njoftuar fare me vendimin e AK të datës 17.03.2023, OSHP me datën 13.04.2023, i drejtohet AK KK Suharekë dhe KRPPRregullat.Krpp@rks-gov.net duke i kërkuar që të njoftojnë OSHP, se a ka parashtruar OE ankues kërkesë për rishqyrtim kundër Njoftimit te AK të datës: 17.03.2023 njeherit duke kërkuar që të na ofroheshin sqarime te detajuara për aktivitetin e prokurimit në fjalë. AK me datën 14.04.2023 kthen përgjigje në të cilën thuhet: “Për Aktivitetin e Prokurimit me titull “Ndërtimi dhe rregullimi i Kolektorit në rrugën Skënderbeu Suharekë-ritender”, Autoriteti Kontraktues në platformën elektronike ka publikuar, Njoftimin mbi vendimin për Anulim B58. Njoftimi mbi vendimin për Anulim nga AK në platformën Elektronike është publikuar me datë 17.03.2023, AKpas kalimit të periudhës së pritjes për Kërkesa për Rishqyrtim nga OE, gjegjësisht me datë 27.03.2023 ka publikuar Njoftimin për Anulim të Aktiviteti të Prokurimit B10.

Operatori Ekonomik në fjalë ka bërë kërkesë për Ri-shqyrtim pas publikimit të Formularit Standard për Anulim të aktivitetit të Prokurimit B10 dhe jo pas publikimit të Njoftimit Mbi Vendim të Autoritetit Kontraktues B58 ashtu siç është përcaktuar me Rregullat në fuqi. Çdo Kërkesë për ri-shqyrtim e parashtruar pas publikimit të Anulim të aktivitetit të Prokurimit B10 në platformën e e-prokurimit nuk është e qasshme nga AK dhe as nga institucionet tjera dhe si rrjedhojë nuk mund të mirët para sysh nga AK ngase në gjë e tillë është e pa mundur qoftë ligjërisht po ashtu edhe teknikisht dhe për këtë arsye nuk ka as vendim të nxjerr nga Autoriteti Kontraktues”.

Ndërsa me të njëjtën datë KRPP kthen ketë përgjigje: “Lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi dhe rregullimi I kolektorit ne rrugën Skënderbeu , Suhareke-RT” me Nr. 624-22-8920-5-1-1, nga të dhënat e sistemit te prokurimit elektronik është rexhistruar qe përdoruesi OE Famis CO-CH ( përdoruesi Shpëtim Kalanderi ) ka dërguar “kërkesë për rishqyrtim” me date 29.03.2023 dhe kohe 18:56 min.
Kërkesa për rishqyrtim e dërguar nga OE Famis Co-CH me date 29.03.2023 është e pa qasshme
meqenëse statusi aktual i procedurës është “Anuluar”. Nga perspektiva e sistemit te prokurimit elektronik, në statusin “anuluar” funksioni “kërkesat për rishqyrtim” është jo aktiv, dhe mund te aktivizohet me kërkesë të AK ( duke hequr statusin anuluar). Duke parë se nuk ishin sqarime të mjaftueshme përgjigjet e lartcekura OSHP me datën 26.04.2023, i drejtohet prapë KRPP-së për sqarimet si më poshtë: “Lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Ndërtimi dhe rregullimi I kolektorit ne rrugën Skënderbeu ,Suhareke-RT” me nr. 624-22-8920-5-1-1, OSHP ka pranuar ankesën me nr. prot.203/2023, Kërkojmë që të na njoftoni se a janë njoftuar palët me Njoftimi mbi Vendimin e AK (B58) të datës 17.03.2023”. KRPP me të njëjtën datë jep ketë përgjigje
“Lidhur me e-mailin tuaj më poshtë dhe kërkesën nëpërmjet shkresës se bashkangjitur te datës 27.03.2023, për aktivitetin e prokurimit me Nr. 624-22-8920-5-1-1 dhe titull: Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritrnder, nga verifikimet ne sistem te
prokurimit elektronik, ne mënyrë te veçantë rreth publikimit te AK te cilit ju keni referuar ne shkrese – NJOFTIM PER VENDIMIN KOLEKTORI (B58) te datës 17.03.2023 dhe kohe 15:33 min, si shërbim i helpdeskut dhe nga perspektiva e sistemit te prokurimit elektronik ju ofrojmë te dhënat si ne vijim: Me datë 17.03.2023 dhe kohë 15:33min, AK ka ngarkuar dhe publikuar tek Dosja e Tenderit si dokument shtese dokumentin me emërtimin “053 NJOFTIM PER VENDIMIN KOLEKTORI – Ritender rivlersim.docx” – Si përdorues te OE FAMIS CO – HC Sh.A te rexhistruar ne sistem te prokurimit elektronik me e-mail adrese info@famis-co.com evidentohet përdoruesi Shpëtim Kalanderi i cili me date 17.03.2023 ka pranuar Njoftime ne inbox te llogarisë se sistemit dhe e-mail – me emërtime dhe kohe te dërgimit si ne rexhistrin e bashkangjitur ne ketë email. – Nga rexhistri i bashkangjitur ne ketë e-mail për përdoruesin Shpëtim Kalanderi evidentohet se me date 17.03.2023 dhe kohe 15:33 min. sistemi i prokurimit elektronik në mënyrë automatike ka bërë dy Njoftime, një në inbox të llogarisë se përdoruesit dhe i cili njoftim është dërguar suksesshëm dhe një në e-mail te përdoruesit por i cili njoftim (sipas LOG-ut) nuk është dërguar suksesshëm. – Nga rastet e njëjta qe ndodhin, arsyeja e dërgimit te pasuksesshëm të Njoftimit ne e-mailin e përdoruesit mund të jete e ndërlidhur me rrjet qeveritar, sistemin qe dërgon e-mailat jashtë rrjetit qeveritar nëpërmjet llogarisë eprokurimi@rks-gov.net, e-mailin e përdoruesit (domain-in e llogarisë), etj, prandaj përgjegjësitë lidhur me raste te tilla janë te rregulluara me Rregulloren Nr.001/2022 për Prokurimin Publik, Neni 3, paragrafi 3.17.” OSHP gjatë trajtimit të këtyre shkresave ka parë, se përgjigjen e lartcekur OE ankues nga i njëjti institucion e kishte marr me datën 29.03.2023, sepse OE në fjalë kishte kërkuar sqarim lidhur me aktivitetin e Prokurimit në fjalë nga ana e KRPP-së. Vlerësimi dhe administrimi i provave – Organi Shqyrtues i Prokurimit konsideron, se duke marr parasysh faktin, se AK ka publikuar B58 Njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues me datën 17.03.2023, OE ankues ka qenë i obliguar që në pajtim me paragrafin 3.3 të nenit 108/A të LPP-së, brenda afateve ligjore të
parashtroj kërkesë për rishqyrtim në AK – Kuvendi Komunal Suharekë dhe vetëm pas udhëheqjes së procedurave paraprake në AK, OE në pajtim me nenin 109 të LPP-së do të mund ti drejtohet me ankesë OSHP-së. Sepse KRPP- në sqarimet e dhëna si me lart ka konfirmuar se me datë 17.03.2023 dhe kohë 15:33min, AK ka ngarkuar dhe publikuar tek Dosja e Tenderit si dokument shtese dokumentin me emërtimin “053 NJOFTIM PER VENDIMIN KOLEKTORI -Ritender rivlersim.docx” – Si

përdorues te OE FAMIS CO – HC Sh.A te rexhistruar ne sistem te prokurimit elektronik me email adrese info@famis-co.com evidentohet përdoruesi Shpëtim Kalanderi i cili me date 17.03.2023 ka pranuar Njoftime ne inbox te llogarisë se sistemit dhe e-mail – me emërtime dhe kohe te dërgimit si ne rexhistrin e bashkangjitur ne ketë e-mail. – Nga rexhistri i bashkangjitur në ketë e-mail për përdoruesin Shpëtim Kalanderi evidentohet se me date 17.03.2023 dhe kohe 15:33 min sistemi i prokurimit elektronik ne mënyrë automatike ka bere dy Njoftime, një ne inbox te llogarisë se përdoruesit dhe i cili njoftim është dërguar suksesshëm. Andaj në pajtim me paragrafin 3 pika 17 të nenit 3 Rregulloren Nr.001/2022 për Prokurimin Publik konsiderohet se OE ankues ka pranuar Njoftimin e datës 17.03.2023 sepse dispozita e
lartcekur specifikon: “Të gjithë përdoruesit e regjistruar dhe aktiv të Autoriteteve Kontraktuese, Operatorëve Ekonomik ose si person fizik pranojnë mesazhe (e-mail) të dërguar në mënyrë automatike nga sistemi i prokurimit elektronik. Pranimi i mesazheve bëhet në “Inbox” mbrenda llogarisë së krijuar në sistem të prokurimit elektronik dhe në e-mailin privat të përdoruesit. KRPP mbanë përgjegjësi vetëm për e-mailat automatik të dërguar/pranuar në inbox të llogarisë së përdoruesit brenda sistemit të prokurimit elektronik. Përdoruesit e sistemit të prokurimit elektronik gjithmonë duhet të kontrollojnë inboxin e llogarisë mbrenda sistemit të prokurimit elektronik”. Nga provat e prezantuara vërtetohet se për aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu – Suharekë-ritender”, me numër të prokurimit 624-22-8920-5- 1-1, AK ka publikuar me datë 17.03.2023 B58 Njoftimin mbi vendimin e AK dhe pas kalimit të periudhës së pritjes për Kërkesë për Rishqyrtim nga OE, me datë 27.03.2023 është publikuar B10 Njoftimi për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit. Zyra e Prokurimit.

Suharekë përmes email-i ka sqaruar se operatori ekonomik ankues ka bërë kërkesë për rishqyrtim pas publikimit të Formularit Standard për Anulim të aktivitetit të prokurimit B10 dhe jo pas Njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues B58. Si dhe çdo kërkesë për ri-shqyrtim e parashtruar pas publikimit të Anulim të aktivitetit të prokurimit B10 në platformën e-prokurimi nuk është e qasshme nga AK dhe as nga institucionet e tjera dhe si rrjedhojë nuk mund të shqyrtohet ligjërisht dhe teknikisht, prandaj nuk ka pasur vendim nga Autoriteti Kontraktues. Pra Autoriteti Kontraktues ka vepruar konform nenit 43 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores 001/2022 për Prokurim Publik meqë specifikohet: 3.1 Në rast të vendimit të anulimit të procedurës së prokurimit, AK menjëherë do të përgatisë dhe do të publikoj Formularin B58
“Njoftimin mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues” ku paraqiten arsyet faktike dhe bazën ligjore
të anulimit të tillë. 43.2 Pas skadimit të afatit kohor për parashtrim dhe shqyrtim të ankesave, do
të përgatitet-publikohet Njoftimin për Anulim të aktivitetit të prokurimit dhe njoftimin e tille do ta
publikoj në platformën e prokurimit elektronik..

Bazuar në këtë nëse OE ankues nuk ishte pajtuar me B58 Njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues brenda afateve ligjore sipas nenit 108/A të LPP-së paragrafi 3.3 “në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me vendimin për anulimin e procedurës së prokurimit, brenda pesë (5) ditëve nga data kur aktiviteti I prokurimit është anuluar zyrtarisht përmes njoftimit për anulim” është dashur që fillimisht të parashtroj kërkesë për rishqyrtim në AK dhe vetëm pas udhëheqjes së kësaj procedure paraprake në AK dhe marrjes së një vendimi nga AK, në pajtim me nenin 109 të LPP-së të parashtroj ankesë në OSHP. Sepse neni 109 i LPP -së specifikon:Kundër çdo vendimi të marrë nga autoriteti kontraktues në përputhje me rrethanat e nenit 108/A çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë OSHP-së.

Ankesa duhet të dorëzohet vetëm pas udhëheqjes së një procedure paraprake për zgjidhje të mosmarrëveshjes në përputhje me nenin 108/A të këtij ligji. Prandaj, duke u nisur nga sqarimet e dhëna si më lartë konstatohet se ankesa e parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit me datë 12.04.2023 nga OE “FAMIS CO-HC” – Suharekë, për aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi dhe rregullimi Kolektorit në rrugën Skenderbeu -Suharekë-ritender” me numër të prokurimit624-22-8920-5-1-1, iniciuar nga autoriteti kontraktues (AK) – Komuna Suharekë, hedhet si e pa lejuar sepse ankuesi nuk ka parashtruar kërkesën për rishqyrtim brenda afateve ligjore kundër Njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues B58 të datës 17.03.2023 dhe vetëm pas një udhëheqjes së një procedure paraprake pra pranë AK mund ti drejtohet me ankesë OSHP-së.

Pra, kjo ankesë është në kundërshtim me nenin 108/A dhe nenin 109 të Ligjit për Prokurim Publik, nenin 59, 60 dhe 64 të Rregullores 001/2022 për Prokurim Publik, andaj e njëjta ankesë hedhet si e pa lejuar dhe nuk hynë në shqyrtim nga OSHP. Kryetarja e OSHP-së, duke u bazuar në atë që u tha si më lartë, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.”