Ndërtimi i rrugës “Skenderbeu” në Suharekë, ankohet njëri nga operatorët ekonomik pasi që komuna “shpërbleu” Hidrotermin me tender

12.12.2022

Në fund të muajit nëntor Komuna e Suharekës kishte njoftuar se ka pezulluar përkohësisht tenderin për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë. Komuna e Suharekës kishte njoftuar se tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është dërguar në OSHP dhe se është pezulluar përkohësisht aktiviteti i prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi […]

Ndërtimi i rrugës “Skenderbeu” në Suharekë, ankohet njëri nga operatorët ekonomik pasi që komuna “shpërbleu” Hidrotermin me tender

Në fund të muajit nëntor Komuna e Suharekës kishte njoftuar se ka pezulluar përkohësisht tenderin për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Komuna e Suharekës kishte njoftuar se tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është dërguar në OSHP dhe se është pezulluar përkohësisht aktiviteti i prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu”.

Ky vendim vjen nga ankesa e parashtruar në OSHP nga njëri Operator Ekonomik- Famis Co-Hc ofertues më datë 25.11.2022, pasi që komuna kishte shpallur fitues operatorin ekonomik Hidroterm.

Në bazë të dokumentit të cilin e ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se ankuesi kishte thënë se me 17.11.2022 Komuna e Suharekës kishte dërguar vendim që Hidroterm është shpërblyer me kontratë dhe pas kësaj thuhet të kenë hasur në shumë parregullësi që AK ka bërë gjatë fazës së vlerësimit të ofertës në OE i rekomanduar dhe ky operator ekonomik del që nuk është i përgjegjshëm sepse: Në kërkesat e DT për pikën: kërkesat mbi mundësit teknike dhe profesionale pika 3. Pajisjet, AK ka vendosur në DT Kërkesën dhe dëshminë në këtë formë:

Në ankesën e Operatorit Ekonomik, Famis CO-HC është paraqitur edhe Neni 72- Dokumentacioni dhe informacioni shtesë, ku thuhet se:

Rikujtojmë, se në gusht të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës kishte kërkuar nga Komuna e Suharekës që të anuloj zgjerimin e kësaj rruge për shkak që paraprakisht nuk ishte kërkuar leje nga Komuna e Suharekës për ndërrimin e karakterit të rrugës.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës është thirrur në peticionin nr.4864 të datës 01.07.2022 të nënshkruar nga qytetarët e Suharekës të cilët kundërshtonin projektin për zgjerimin e rrugës “Skënderbeu”.

Në përgjigjjen e Ministrisë drejtuar Komunës thuhet se sipas ligjit nr 03/l-120, Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe urbane, dhe duke pasur parasysh se rruga në fjalë është rrugë rajonale R117 Suharekë-Rahovec dhe nuk ka ndonjë proces të inicuar për ndryshimin e statutit të kësaj rruge/segmenti rrugor, ministria kërkon anulimin e procesit të zgjerimit të këtij segmenti rrugor.

Etiketat