Ndërtimi i kanalizimit në Gjinoc, pas ankesave të shumta nga bizneset intervenohet për rregullim

19.11.2022

Ditë më parë ka filluar ndërtimi i kanalizimit, segment i ri, në fshatin Gjinoc të Suharekës. Ani pse ky segment do të lehtësoj punën e shumë bizneseve, familjeve dhe lagjëve, disa banorë të kësaj zone po shprehën të pakënaqur dhe po ankohen se punimet po i’ua vështirësojnë hyrjen në oborret e bizneseve të tyre pasi […]

Ndërtimi i kanalizimit në Gjinoc, pas ankesave të shumta nga bizneset intervenohet për rregullim Foto: Ilustrim

Ditë më parë ka filluar ndërtimi i kanalizimit, segment i ri, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Ani pse ky segment do të lehtësoj punën e shumë bizneseve, familjeve dhe lagjëve, disa banorë të kësaj zone po shprehën të pakënaqur dhe po ankohen se punimet po i’ua vështirësojnë hyrjen në oborret e bizneseve të tyre pasi që hyrjet nuk janë rikthyer në gjendjen e më parshme.

Në adresën e SuharekaOnline një lexues ka dërguar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjën aktuale pas përfundimit të segmentit të ri të kanalizimit.

E lidhur me këtë SuharekaOnline ka biseduar me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani i cili ka thënë se ky projekt nuk ka përfunduar ende që hyrjet e këtyre oborrëve të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Mirëpo, duke parë gjendjen e rënduar dhe vështirësitë për këto biznese është ndërhyrë menjëherë për rregullimin e hyrjeve të biznesve që ndodhën në këtë zonë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se kompania e cila ka ndërtuar segmentin e ri të kanalizimit ka marrë masa, duke i rikthyer ato në gjendjen e më parshme duke i mbushur me zhavor.