Ndërtimi i çerdhes në Studençan dhe amfiteatrit në Mushtisht, qeveria i kalon objektet në pronësi të Komunës së Suharekës

09.03.2021

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur sot mbledhjen e 68 me radhë. Në mesin e pikave të rendit të ditës të cilat janë hedhur në votim gjatë mbledhjes ishte edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). […]

Ndërtimi i çerdhes në Studençan dhe amfiteatrit në Mushtisht, qeveria i kalon objektet në pronësi të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur sot mbledhjen e 68 me radhë.

Në mesin e pikave të rendit të ditës të cilat janë hedhur në votim gjatë mbledhjes ishte edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Në këtë pikë preken nga realizimi i projekteve ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’ në fshatin Studençan.

”Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në buxhetin e vitit 2021 Komuna e Suharekës ka parashikuar 25,000.00 € për ndërtimin e “Këndit për të moshuarit’’ dhe 15,000.00 € për rregullimin e Infrastrukturës për “Çerdhën e fëmijëve” në fshatin Studençan.