Ndërron jetë doktori nga Suhareka, Sedat Hoti

Ka ndërruar jetë doktori nga Suhareka, Sedat Hoti. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti”.

“Sedati me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale”.

“Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Therandës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.