Ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa zona të Suharekës

para 46 dite

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Suharekës për shkak të punimeve në projekte investive.

Ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa zona të Suharekës

Sipas njoftimit, nga nënstacioni 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet linja 10kV J23 Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është realizimi i projekteve investive, konkretisht vendosja e matjes tek transformatori TS-i 32000002017 Fabrika e tekstilit, si dhe punime të tjera elektrike që bëhen në kuadër të Lot 13-Mushtisht.

KEDS kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të përmendura për këto punime të nevojshme që synojnë përmirësimin e rrjetit elektrik.

Etiketat

Ofertat e fundit