Këto punime synojnë rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit.
Ndërprerja do të prekë:
- Dalja: 10[kV] Budakova (kodi: 32000008) nga NS 110/35/10[kV] Theranda.
- Kohëzgjatja: Nga ora 09:00 deri në 13:00.
- Vendet e prekura: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaçinë I, Qadrak I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiçevc I, Buzhalë I, Budakovë II dhe Budakovë.
- Arsyeja: Ndërprerja është për qëllime sigurie dhe përfshin përforcimin, ndërrimin e izolatorëve, shtrëngimin e përcjellësve, si dhe pastrimin e trasesë.
KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë ndërprerje të domosdoshme, e cila do të kontribuojë në ofrimin e një shërbimi më të sigurt dhe më stabil në të ardhmen.