Ndërprerja e shpeshtë e rrymës, kompania Frutex del me kërkesë drejtuar KEDS-it

01.09.2022

Kërkesë nga Kompania Frutex drejtuar KEDS Për shkak të problemeve  me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50% me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, […]

Ndërprerja e shpeshtë e rrymës, kompania Frutex del me kërkesë drejtuar KEDS-it Foto: Ilustrim

Kërkesë nga Kompania Frutex drejtuar KEDS

Për shkak të problemeve  me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50% me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprejet e shumta përveq që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

Gjithashtu për shkak te mungesës së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milion kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këte vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një  marrëveshje.