Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllapuzhan

30.03.2020

Sot më 30 mars përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllapuzhan, në 21 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës. Në ditën e 30 marsit të vitit 1999 forcat ushtarake serbe kanë kryer masakër ndaj banorëve të fshatit e kanë djegur shtëpitë. Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe […]

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllapuzhan Foto: Ilustrim

Sot më 30 mars përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllapuzhan, në 21 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Në ditën e 30 marsit të vitit 1999 forcat ushtarake serbe kanë kryer masakër ndaj banorëve të fshatit e kanë djegur shtëpitë.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë.

Ndaj veprave të dëshmorëve respekti nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.

LAVDI DËSHMORËVE DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!