Ndalohet një person në Sopijë, policia i gjenë një pushkë me 10 copa fishekë

05.12.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë ka ndaluar një person të dyshuar. Sipas informcaioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së shtunë në fshatin Sopijë të Suharekës policia ka ndaluar një person nëndyshimin se kishte armë pa leje dhe se kishte dëmtuar pasurinë e luajtshme. I dyshuari të shtunën […]

Ndalohet një person në Sopijë, policia i gjenë një pushkë me 10 copa fishekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë ka ndaluar një person të dyshuar.

Sipas informcaioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së shtunë në fshatin Sopijë të Suharekës policia ka ndaluar një person nëndyshimin se kishte armë pa leje dhe se kishte dëmtuar pasurinë e luajtshme.

I dyshuari të shtunën rreth orës 14:15 është ndaluar nga policia pasi që ishte duke prerë drunj, ku dyshohet se ka bërë dëmtim të pasurisë së luajtshme dhe gjatë një kontrolli në veturën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 copë fishekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.