Ndahen afër 196 mijë euro për ndërtimin e trotuareve dhe parkingjeve në disa vende të Suharekës

05.08.2023

Komuna e Suharekës përgjatë javës që po e lëm pas, ka njoftuar për ndërtimin e trotuarëve dhe parkingjeve në disa vende të komunës. Komuna e Suharekës vazhdimisht njofton për projektet të cilat do të realizohen në vazhdim, kështu së fundmi është njoftuar se do të bëhet ndërtimi i trotuarëve dhe parkingjeve në vendet si: qyteti […]

Ndahen afër 196 mijë euro për ndërtimin e trotuareve dhe parkingjeve në disa vende të Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës përgjatë javës që po e lëm pas, ka njoftuar për ndërtimin e trotuarëve dhe parkingjeve në disa vende të komunës.

Komuna e Suharekës vazhdimisht njofton për projektet të cilat do të realizohen në vazhdim, kështu së fundmi është njoftuar se do të bëhet ndërtimi i trotuarëve dhe parkingjeve në vendet si: qyteti i Suharekës (Dëshmorët e Kombit), Duhël, Krushicë dhe Mohlan, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa për ndërtimin e trotuarëve komuna njofton se do të punohet në vendet si: përgjatë rrugës kryesore “Lulzim Veselaj” dhe rruga ,,Rozafa vashdim -faza e dytë dhe Ndërtimi i rrugëve lokale Rozafa -vazhdim Reqan.

Për realizimin e projekteve të lartcekura, Komuna e Suharekës ka njoftuar se janë ndarë 195,984.63 euro.