Muzeu i Qytetit në Suharekë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në pasurimin e tij me artefakteve arkeologhike

01.07.2020

Muzeu i Qytetit të Suharekës bënë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që në rast të gjetjeve të veçanta arkeologjike ti dërgojnë ato në Muzeun tonë, jo të anashkalohen për shkak të vlerës që kanë. “Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës. Shpresojmë që këto ditë pandemie po ia dilni mbanë. Duke ju […]

Muzeu i Qytetit në Suharekë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në pasurimin e tij me artefakteve arkeologhike Foto: Ilustrim

Muzeu i Qytetit të Suharekës bënë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që në rast të gjetjeve të veçanta arkeologjike ti dërgojnë ato në Muzeun tonë, jo të anashkalohen për shkak të vlerës që kanë.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës. Shpresojmë që këto ditë pandemie po ia dilni mbanë. Duke ju dëshiruar shumë fat e shëndet në familjet e juaja.

Ne si Muze i Qytetit të Suharekës bëjmë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që në rast të gjetjeve të veçanta arkeologjike ti sjellni ato në Muzeun tonë, jo të anashkalohen për shkak të vlerës që kanë ose nese ju keni gjetur diçka të tillë në një vend të caktuar ju lutemi të lajmëroni drejtorinë për kulturë apo Muzeun e qytetit tonë.

Gjatë mujave në vijim interesi i drejtorisë së kulturës dhe i sektorit të Muzeut është që të ofroj afër vetës sa më shumë qytetarë të vullnetit të mirë që dëshirojnë të kontribojnë në trashëgiminë e qytetit tonë dhe ta pasurojmë me sa më shumë eksponante kulturore (veshje, artefakte arkeologjike, monumente kulturore, po ashtu veshje nga lufta e fundit e UÇK-së).

Ne do të përpilojmë një listë me emrat e personave që do i sjellin ato” thuhet në apelin e Muzeut të Qytetit në Suharekë.