Muharremaj apelon qytetarët e Suharekës që të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura

11.07.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka apeluar të gjithë qytetarët e komunës të mos bëhen shkaktar të zjarreve. Muharremaj ka paralajmëruar qytetarët në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapur, duke i ndezur zjarre për arsye të ndryshme, pasi që në këto temperatura të larta mund të shkaktojnë dëme të […]

Muharremaj apelon qytetarët e Suharekës që të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka apeluar të gjithë qytetarët e komunës të mos bëhen shkaktar të zjarreve.

Muharremaj ka paralajmëruar qytetarët në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapur, duke i ndezur zjarre për arsye të ndryshme, pasi që në këto temperatura të larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha dhe janë vështirë të kontrollueshme, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë i Muharremaj:

Pasi që jemi në muajt e temperaturave të larta dhe thatësisë së theksuar, ekziston mundësia reale e shpërthimit të zjarreve dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarreve.

Paralajmrojmë qytetarët e Komunës sonë, që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezur hamulloret (sërrnishtet) në fushë dhe duke u bërë shkaktarë të përhapjes së zjarreve edhe në pyje, të cilat janë të kufizuara edhe me ara të korrura.

Pronarët, shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe hapsirave, si dhe çdo person i cili e vëren rrezikun e drejtpërdrejtë nga shkaktimi i zjarrit, ose e vëren zjarrin, është i obliguar ta mënjanoj rrezikun, respektivisht ta fikë zjarrin.

Nëse nuk mund ta bëjë këtë vetëm, është i obliguar të informoj stacionin më të afërm të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, stacionin më të afërt policor, apo qendrën operative emergjente me numrin 112.

Çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi.

Kërkojmë nga qytetarët që gjatë kësaj kohe në çdo situate ti ikin përdorimit të flakës së hapur, pirjes së duhanit gjatë punëve fushore dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private.

Në të gjitha institucionet, ndërmarrjet punuese, pompat e benzinës dhe vende ku depozitohen karburante dhe mjete tjera ndezëse, të rritet gadishmëria, të kontrollohen pajisjet për mbrojtje nga zjarri si hidrantët për fikjen e zjarrit dhe aparatura për fikjen e zjarrit, që të jenë gjithmonë të përdorshme në ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve.

Me zbatimin e këtyre masave nga ana e qytetarëve, do të kemi një ambient të sigurt.

Bali Muharremaj