Mushtishti, Sopija, Bukoshi, Savrova e disa fshatra të tjerë sot mbesin 4 orë pa rrymë

04.08.2023 Suharekë
KEDS-i ka njoftuar se të premtën do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Suharekës.
KEDS-i ka njoftuar se të premtën në fshatrat si: Sopija, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit të KEDS-it thuhet se ndërprerje do të ketë prej orës 10:00 deri në 14:00.
“Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive, Revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).” thuhet në njoftimin e KEDS-it.