Mushtishti, fshati i cili për 20 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19

18.05.2021

Nga dita në ditë numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar ndryshime, ku fatmirësisht gjatë 20 ditëve të fundit ky numër në Komunën e Suharekës ka rënë dukshëm, duke krahasuar me ditët e muajve tjerë. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë […]

Mushtishti, fshati i cili për 20 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Nga dita në ditë numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar ndryshime, ku fatmirësisht gjatë 20 ditëve të fundit ky numër në Komunën e Suharekës ka rënë dukshëm, duke krahasuar me ditët e muajve tjerë.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ku çdo ditë raportohet për numër jo të madh të rasteve me COVID-19.

Për 20 ditë në Komunën e Suharekës u regjistruan numër i vogël, ku brenda kësaj periudhe kohore u regjistruan 37 raste pozitive me COVID-19.

Ndër tjerash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.

Në cilin vendbanim të Komunës së Suharekës u konfirmuan më së shumti raste pozitive me COVID-19?

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se gjatë 20 ditëve në qytetin e Suharekës janë identifikuar 6 të infektuar me COVID-19, ku menjëher pas qytetit, me 4 raste pozitive renditet fshati Mushtisht.

Pas këtij fshati me nga 3 raste renditet fshati Duhël, Savrovë, Nishor dhe Dobërdelan, ndërsa me nga 2 raste fshati Shirokë, Sallagrazhdë dhe Sopijë, Nëpërbisht, kurse me nga një rast fshati Studençan, Maqitevë, Semetisht, Vraniq, Dubravë, Greikoc dhe Gelancë.

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin dhe vendbanimin e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

VendbanimetNr. i rasteve pozitive
Duhël3
Mushtisht4
Savrovë3
Studençan1
Maqitevë1
Nëpërbisht2
Nishor3
Semetisht1
Shirokë2
Vraniq1
Dobërdelan3
Dubravë1
Sallagrazhdë2
Sopijë2
Greikoc1
Suharekë6
Gelancë1
TOTAL37