Mushtisht, një person sulmon fizikisht gruan e tij

19.04.2021

Të premtën në fshatin Mushtisht një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Një grua nga fshati Mushtisht i Suharekës të premtën rreth orës 18:00 ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban […]

Mushtisht, një person sulmon fizikisht gruan e tij Foto: Ilustrim

Të premtën në fshatin Mushtisht një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Një grua nga fshati Mushtisht i Suharekës të premtën rreth orës 18:00 ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Poashtu, Osmanollaj ka thënë se lidhur me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vetdëshirë është rikthyer tek familja e saj.