Mushtisht, godet me veturë objektin e xhamisë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Mushtisht, godet me veturë objektin e xhamisë dhe ik nga vendi i ngjarjes
Herolind Bytyçi

01.05.2021 / Suhareka

Në Policinë e Kosovës në Suharekë të premtën është raportuar një rast i dëmtimit të pronës, ku është goditur xhamia e fshatit Mushtisht.

Sipas Policisë së Kosovës të premtën rreth orës 13:30 një qytetar ka njoftuar se një person i panjohur ka goditur me veturë objektin e xhamisë.

I njëjti pasiqë ka goditur objektin e ka lënë veturën aty dhe ka ik në drejtim të panjohur.

Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

RAPORTO