Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Duhël

07.07.2020

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm, A. R, T. R, L. R, A. S dhe V. H. Shkak për mos mbajtjen e seancës ishte mungesa e pesë të pandehurve, ku nga shkresat e lëndës rezulton se të […]

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Duhël Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit - Dega Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm, A. R, T. R, L. R, A. S dhe V. H.

Shkak për mos mbajtjen e seancës ishte mungesa e pesë të pandehurve, ku nga shkresat e lëndës rezulton se të akuzuarit për datën e seancës janë njoftuar me anë të procesverbalit të seancës së mëparshme, por mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, të pandehurit A. R, T. R dhe L. R, me 1 korrik 2019, në fshatin Duhël, më saktësisht në lokalin  Muzikë Live “Alkatrazë”, kishin kërkuar nga pronari i këtij lokali, i pandehuri A. S, që ta ulë zërin e lartë të muzikës, pasi kjo zhurmë i pengonte në restorantin e tyre familjar “Doni-1”  dhe meqenëse nuk ishin marrë vesh për këtë çështje, tre të pandehurit  kishin filluar të grushtonin të pandehurit tjerë A. S dhe V. H, ku disa persona të pranishëm aty kishin ndërhyrë dhe i kishin ndarë, e më  të të pandehurit e parë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Tutje sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, A. S dhe V. H akuzohen se me datë, orë dhe vendin e përshkruar si në dizpozitivin e parë, në lokalin e tyre, duke përdorur forcën fizike i kishin sulmuar fizikisht duke i grushtuar të pandehurit A. R, T.R dhe L. R, pasi që këta tre të fundit paraprakisht kishin kërkuar nga ata që të ulin zërin e lartë të muzikës. /BetimipërDejtësi