Muharremaj: Zjarrfikësit, urgjenca, ekoregjioni dhe hidroregjioni do të barten në zonën e Damperit
Kryetari aktual i Suharekës, dhe kandidati i AAK-së, për kryetar në komunën e Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Bali Muharremaj ka thënë se në mandatin e ardhshëm ka për projekt që të gjitha shërbimet publike ti bart në zonën e damperit. Duke filluar nga ekoregjioni, hidroregjioni, urgjenca dhe njësiti i zjarrfikësve do të zhvendosen […]
Kryetari aktual i Suharekës, dhe kandidati i AAK-së, për kryetar në komunën e Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Bali Muharremaj ka thënë se në mandatin e ardhshëm ka për projekt që të gjitha shërbimet publike ti bart në zonën e damperit.
Duke filluar nga ekoregjioni, hidroregjioni, urgjenca dhe njësiti i zjarrfikësve do të zhvendosen në zonën e damperit, pronë e cila me këmbëngulje i është kthyer Komunës së Suharekës, ka thënë Muharremaj.
Procesi i zhvendosjes së zjarrfikësve është një lëvizje strategjike pasi që ndërtohet një objekt i ri me standarte, gjithashtu është me rëndësi që të zhvendoset e tërë urgjenca pasi që mos të përzihet urgjenca me QKMF-në, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu Muharremaj ka thënë që pas zhvendosjes së hidroregjinit dhe ekoregjionit në atë pjesë do të ndërtohet një park i ri i qytetit.
Sipas të parit të Suharekës zhvendosjes nuk do ti shpëtojë as tregu javor, në mënyrë që mos të krijohen tollovi në qytet.