Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen, shëndeti i qytetarëve çdoherë është prioritet për ne

05.04.2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndër masat e miratuara është edhe rikthimi i ndalimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00. Poashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa […]

Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen, shëndeti i qytetarëve çdoherë është prioritet për ne Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndër masat e miratuara është edhe rikthimi i ndalimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.

Poashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Për këtë një ditë më parë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një prononcim për KosovaPress ka thënë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen e sidomos kur janë vendime të cilat vijnë si shkak i mbrojtëse së shëndetit të qytetarëve.

Muharremaj ka thënë se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve, por shton edhe se duhet të shihen hapat që do të ndërmarrin më tej.

“Ne nuk mundemi ne me marrë vendim në krye tonë, duhet me kuptua këtë punë, këtu ka sistem dhe ne nuk mundemi të dalim ndryshe nëse Qeveria e Kosovës dhe MSH dalin me vendime të prera atëherë ne duhet t’i zbatojmë. Por edhe njëherë them se nuk mund të them detaje të sakta se si do të vazhdojmë. Nesër është festë, të shohim prej të martës si do të vazhdojmë. Ne nuk kemi marrë me shkrim asgjë dhe nuk kemi informata zyrtare”, ka shtuar Muharremaj.

“Te bizneset ndikon negativisht, por nëse është siguria e qytetarëve dhe shëndeti i tyre çdoherë është prioritet për ne. Bizneset me të vërtetë humbje të mëdha krijohen”, ka thënë ai.