Muharremaj tregon për masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021
Gjatë një aktiviteti me të rinjët e qytetit të Suharekës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur masat që janë ndërmarrë lidhur me fillimin e procesit mësimor, ndërtimin e çerdhes ku edhe ka premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Greikoc. Muharremaj ka […]
Gjatë një aktiviteti me të rinjët e qytetit të Suharekës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur masat që janë ndërmarrë lidhur me fillimin e procesit mësimor, ndërtimin e çerdhes ku edhe ka premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Greikoc.
Muharremaj ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës ka qenë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor qysh më datën 1 shtator në të gjitha shkollat e Suharekës.
“Të enjten ka mbajtur takim task-forca e arsimit ku është dakorduar që faza e parë të fillojë me 14 shtator dhe faza e dytë me 21 shtator” ka shtuar ai.
Ndërsa sa i përket masave mbrojtëse Muharremaj tha se në bazë të vendimeve nga ministria fjalën kryesore do ta ketë drejtoria e arsimit.
I pyetur për testimin e mësimdhënësve kryetari Muharremaj tregon se në bazë të marrëveshjes me IKSHPK-në kemi kërkuar nga shkollat që pesë mësimdhënës me vetdëshirë të testohen mirëpo nuk ka pasur kërkesa nga ana e tyre.