Muharremaj thotë se nuk ju ka frikën kundërkandidatëve në Suharekë

07.06.2021

Ende nuk janë shpallur zgjedhjet lokale për komunat e Kosovës. Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal. Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti […]

Muharremaj thotë se nuk ju ka frikën kundërkandidatëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Ende nuk janë shpallur zgjedhjet lokale për komunat e Kosovës.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal.

Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.

Megjithatë, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ai si duket do të jetë kryetari aktual i kësaj komune si dhe kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Reporteri, i cili ka thënë se do të kandidoj edhe për një mandat për kryetar komune.

Ndërsa ka folur për kundërkandidatët e tij, Muharremaj ka thënë se nuk ju ka frikën.

“Konkurrencën e respektoj, çdo kandidat që garon e respektoj, por unë do të jem edhe një mandat kryetar i Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

Po ashtu ai më tutje theksoi se “Nga Këshilli Drejtues i partisë është marrë vendim që do të garoj edhe një mandat”, ka thënë Muharremaj,

Kujtojmë se sa i përket zyrtarizimit të kandidatëve për kryetar të Komunës së Suharekës për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, një gjë të tillë e ka bërë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega Suharekë, ku në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që Ardian Shala të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës.