Shembja e Fasadës Muharremaj thotë se do ta shikoj kontratën, dikush duhet të jepë përgjegjësi

Gjatë ditës së sotme është shembur fasada e një ndërtese në Suharekë konkretisht ndërtesës në sheshin “Fadil Vata”.

Në një prononcim përmes telefonit kryetari, Bali Muharremaj ka thënë se në vendin e ngjarjes janë kompanitë e pastrimit dhe po e largojnë pjesën e mbetur të fasadës.

“Lëndime nuk ka, unë kam dal në vendin e ngjarjes, aty ka qenë edhe inspekcioni dhe policia, tani janë vendosur edhe shiritat”, tha Muharremaj.

Muharremaj tha se ndërtesa është renovuar në vitin 2017, dhe atëherë ai nuk ka qenë kryetar i kësaj komune. Ndërsa, kompanisë e cila e ndërtoi këtë objekt, do t’i shikohet kontrata dhe garancioni nëse është ende në garancion atëherë do ta rirregullojë kompania, përndryshe dikush duhet të jepë përgjegjësi konform ligjit.

“Të hënën do ta shikojë kontratën e kompanisë dhe a ka pas garancion, nëse po do ta rirregullojë kompania”, shtoi Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.