Muharremaj takon SBASHK-un, dakordohen pro nisjes së mësimit në shtator

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla nga klasa e parë deri në të pestë, në shkolla, ndërsa për klasat e larta është thënë se do të mbajnë mësim të kombinuar apo online, transmeton.

E në lidhje me këtë sot ka mbajtur takim me degën e SBASHK-ut në Suharekë, kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se janë të pajtimit që ky proces të nis në shtator, por se duhen respektuar masat dhe rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore. Sipas tij është e rëndësishme që mësimi të zhvillohet, pasi që do të ishte dëm i madh që gjeneratat e reja të humbin kaq shumë.

“Sot u takuam me kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, ku biseduam për fillimin e procesit mësimor në muajin Shtator.

Ne jemi të mendimit që procesi mësimor duhet të filloj, natyrisht me respektimin maksimal të rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore.

Është shumë e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas plan-programit, sepse do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor” ka njoftuar Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.