Muharremaj takon mbikqyrësit e projekteve, kërkon cilësi maksimale

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka takuar të gjithë mbikqyrësit e projekteve të drejtorisë së Shërbimeve Publike, dhe të drejtorisë së Urbanizmit dhe jo-vetëm, për të kërkuar nga ta që të jenë në terren dhe vigjilentë  gjatë mbikqyrjes së punimeve.

“Kërkoj nga ju si mbikqyrës të projekteve, që të gjithë operatorët ekonomik që janë  duke punuar në terren, t’i mbikqyrni dhe të keni kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, që puna të kryhet me afat dhe me cilësi maksimale”.

“Unë si zakonisht, do të jem në terren dhe nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve”.

Zyrtarët mbikqyrës, janë shprehur se janë vazhdimisht në terren, në vendpunime dhe se kanë deklaruar se po mundohen të angazhohen sa më seriozisht në përfundimin e punëve me afat të paraparë dhe me efikasitet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.