Muharremaj: Suhareka mëse e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Ashtu siç është bërë e ditur nga MASh, 14 shtatori do të jetë dita ku nxënësit do të kthehën në bankat shkollore.

Se sa është e përgatitur Komuna e Suharekës për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se si do të zhvillohet procesi mësimor ka treguar Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Muharremaj thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga DKA dhe drejtorët e shkollave, të gjitha përgatitjet janë bërë që procesi mësimor të fillojë më 1 Shtator 2020, por Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti mësimor të fillojë më 14 Shtator dhe që natyrisht komuna e Suharekës do të veprojë sipas vendimeve të institucioneve qëndrore.

Tutje Muharremaj tregon se është bërë Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi i të gjitha objekteve shkollore. Të gjitha shkollat janë paisur me mjete dezinfektuese, me termometra laserik, maska dhe mjete tjera.

Ndërsa i pyetur se a është i mjaftueshëm furnizimi i shkollave me pajisje mbrojtëse ai thotë se furnizimi për të gjitha shkollat është i mjaftueshëm për momentin. Shkollat e kanë buxhetin e vet por edhe ne kemi dërguar aty ku ka pasur kërkesa ka treguar Muharremaj për SuharekaOnline .

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Gjithashtu kryetari ka bërë të ditur se numëri i mësimdhënësve është shtuar sipas planifikimit, sipas nevojës dhe planeve janë plotësuar vendet e punës përmes konkurseve. Poashtu Komuna e Suharekës është në proces, të plotësojë nevojat për t’iu ofruar bashkëpunëtor professional si: pedagog, psikolog, dhe do të shqyrtojmë mundësinë që të kemi edhe mjek në shkolla më të mëdha.

Nëse në shkolla do të ketë raste që ndonjë fëmijë të ketë simptoma të COVID-19 Muharremaj tregon që secila shkollë ka formuar task-forcën për fillimin e mësimit dhe mengjimin e situatës pandemike dhe nxënësat do të dërgohet në një dhomë të veçantë që do ta ketë shkolla, i matet temperatura dhe më pas njoftohen prindërit pa u shkaktuar panikë.

Më tutje Kryetari i komunës, Bali Muharremaj thotë se është fat i mirë, që në afërsi të shumë shkollave ka AMF (Qendra shëndetësore), dhe ato në koordinim me shkollën (task-forcën) do të intervenojnë. Është rekomanduar, që në ekipen e task-forcave të ketë mjek/e dhe motra medicinal (nga bordi i shkollave dhe prindërve).

Nëse në shkollat e Suharekës do të infektohet me virusin Korona ndonjë nxënës apo mësimdhënës komuna është duke i bërë përgatitjet që edhe në QKMF të bëhen testet. Natyrisht si deri më tani, do të jenë në kontakt me Institutin Kombëtar të shëndetit publik, në mënyrë që ta menagjojmë sa më mire situatën.

Ndër tjera Muharremaj ka treguar se nëse infektohet ndonjë nxënës/e –grupi apo klasa e tij/saj, izolohen në shtëpitë e tyre dhe e përcjellin mësimin online. Nëse ka më shumë se 5 nxënës/e të infektuar, e tërë shkolla kalon në mësimin online, pra sipas protokollit të IKSHPK dhe udhëzimeve nga MASH, për të cilat janë të informuar edhe shkollat.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.