Muharremaj: Reduktimet e shpeshta të rrymës po u shkaktojnë dëme qytetarëve në biznese dhe amvisëri
Nuk janë të rralla rastet kur kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, njofton për punime në rrjet. Arsyet e ndërprerjes janë të ndryshme që kanë të bëjnë me siguri të sistemit. Si në çdo komunë tjetër, njoftime për ndërpreje të energjisë elektrike ka edhe në Komunën e Suharekës. E për këtë ka…
Nuk janë të rralla rastet kur kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, njofton për punime në rrjet.
Arsyet e ndërprerjes janë të ndryshme që kanë të bëjnë me siguri të sistemit.
Si në çdo komunë tjetër, njoftime për ndërpreje të energjisë elektrike ka edhe në Komunën e Suharekës.
E për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se situata me furnizim të energjisë elektrike në shumë fshatra të Komunës së Suharekës nuk është e mirë.
Po ashtu Muharremaj ka theksuar se reduktimet e shpeshta po u shkaktojnë dëme qytetarëve në biznese dhe amvisëri.
Gjithashtu, ai ka kërkuar nga KEDS-i që ta merr më seriozisht këtë çështje.
Reagimi i plotë i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj:
Situata me furnizim të energjisë elektrike në shumë fshatra të Komunës së Suharekës nuk është e mirë.
Reduktimet e shpeshta po u shkaktojnë dëme qytetarëve në biznese dhe amvisëri.
Andaj i lutem KEDS-it që ta merr më seriozisht këtë çështje.