Muharremaj: Qytetarët janë pro mbajtjes së dasmave, vaksinimi të bëhet sa më parë

20.04.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se ditëve të fundit në këtë komunë është vërejtur rënie e rasteve pozitive me COVID-19. ”Në Suharekë, numri i të infektuarve është në rënie, dje kemi pas një rast, pardje nuk kemi pas asnjë rast” ka thënë Muharremaj në Kanal10, shkruan SuharekaOnline. I pyetur […]

Muharremaj: Qytetarët janë pro mbajtjes së dasmave, vaksinimi të bëhet sa më parë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se ditëve të fundit në këtë komunë është vërejtur rënie e rasteve pozitive me COVID-19.

”Në Suharekë, numri i të infektuarve është në rënie, dje kemi pas një rast, pardje nuk kemi pas asnjë rast” ka thënë Muharremaj në Kanal10, shkruan SuharekaOnline.

I pyetur se si do të organizohet vera në Komunën e Suharekës, a do të hapet gastronomia dhe a do të lejohen dasmat, Muahrremaj ka thënë se qytetarët dhe bizneset e kërkojnë një gjë të tillë, duke i respektuar masat anti-COVID dhe rekomandiemt e institucioneve përkatëse.

Ai poashtu ka kërkuar që të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve në mënyrë që ta mposhtim pandeminë COVID-19 dhe mos të ndodhë e kundërta.

”Në bazë të informatave, në bazë të kërkesave nga qytetarët të cilët vazhdimisht janë në terren, të gjithë kërkojnë me u hap, me punu, masat duhet t’i zbatojmë, rekomandimet duhet t’i zbatojmë, mirëpo edhe një herë po e tham ne duhet ta mundim pandeminë, po jo pandemia neve, mirëpo qëllimi kryesorë është vaksinimi i qytetarëve, deri sa nuk bëhet vaksinimi i qytetarëve, ne nuk mundemi me nejt të bllokuar sepse nuk e dim se sa do të zgjatë kjo pandemi” ka thënë Muharremaj.