Muharremaj, i cili shpesh është cilësuar për angazhimin dhe afërsinë me qytetarët, e ka nisur mëngjesin e së enjtes me një takim me banorë të fshatit Greikoc, të cilët i priti në zyrën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari përmes një postimi, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi. Ai ka shkruar shkurtimisht:
“Qeverisja vazhdon me qytetarët. Faleminderit Greikoc.”

Pritja me banorët vjen vetëm pak ditë para se Muharremaj të bëjë betimin zyrtar për mandatin e tretë. Ceremonia e betimit do të mbahet më 9 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

Ndërkohë, pritjet dhe takimet me qytetarë pritet të vazhdojnë si pjesë e aktiviteteve të rregullta të kryetarit të ri-mandatuar.