Muharremaj: Qendrat e shpërndarjes se miellit kanë sasi të konsiderueshme, s’ka nevojë për panik

18.03.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se shumica e furrave të bukës në Suharekë kanë sasi të mjaftueshme të bukës. Gjithashtu ai ka thënë se qendrat e shpërndarjes së miellit kanë sasi tëkonsiderueshme dhe nuk ka nevojë për panikë. Muharremaj bëri thirrje që të rrespektohen rregullat e caktuara nga institusionet […]

Muharremaj: Qendrat e shpërndarjes se miellit kanë sasi të konsiderueshme, s’ka nevojë për panik Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se shumica e furrave të bukës në Suharekë kanë sasi të mjaftueshme të bukës.

Gjithashtu ai ka thënë se qendrat e shpërndarjes së miellit kanë sasi tëkonsiderueshme dhe nuk ka nevojë për panikë.

Muharremaj bëri thirrje që të rrespektohen rregullat e caktuara nga institusionet dhe të mos bëhet panik.

“Shumicën e Furrave të Bukës që i kam vizituar sot më theksuan se ka sasi të mjaftueshme të bukës dhe se qytetarët mund të furnizohen.
Poashtu theksohet edhe në qendrat e shpërndarjes së miellit se ka sasi të konsiderueshme dhe nuk ka nevojë për panikë.

Ne duhet ti respektojmë rregullat të caktuara nga institucionet shëndetësore, ka apeluar Muharremaj.