Muharremaj propozon që QKMF e Suharekës të mbajë emrin Rexhep Kuçi

23.12.2020

Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur sot në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar nga asambleistët një minutë heshtje në nder të ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi. Gjithashtu Muharremaj ka propozuar që QKMF në Suharekë të mbajë emrin e ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi, shkruan SuharekaOnline. […]

Muharremaj propozon që QKMF e Suharekës të mbajë emrin Rexhep Kuçi Foto: Ilustrim

Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur sot në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar nga asambleistët një minutë heshtje në nder të ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi.

Gjithashtu Muharremaj ka propozuar që QKMF në Suharekë të mbajë emrin e ish-nënkryetarit, Rexhep Kuçi, shkruan SuharekaOnline.

Këtë propozim i pari i komunës e ka mbështetur në kontributin e madh që ka dhënë Kuçi për shumë dekada ku përveç në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë”, ai pati angazhim të madh edhe në HANDIKOS, duke krijuar dhe ndërtuar një kulturë që secili aktivitet të respektonte edhe personat me nevoja të veçanta.

Kujtojmë se Rexhep Kuçi ka ndërruar jetë më 16 dhjetor të këtij viti pasiqë ishte i prekur nga COVID-19.