Muharremaj: Pas 14 shkurtit do të kemi një valë të re të infeksioneve me COVID-19

09.02.2021

Të premtën (05 shkurt) Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë. Komuna e Suharekës e cila për disa javë ishte pjesë e zonës së gjelbër, zonë kjo me rrezikshmëri të ulët të përhapjës së infeksionit, fillimisht kishte […]

Muharremaj: Pas 14 shkurtit do të kemi një valë të re të infeksioneve me COVID-19 Foto: Ilustrim

Të premtën (05 shkurt) Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë.

Komuna e Suharekës e cila për disa javë ishte pjesë e zonës së gjelbër, zonë kjo me rrezikshmëri të ulët të përhapjës së infeksionit, fillimisht kishte kaluar në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjes së infeksionit, por me rritjen e rasteve pozitive, veçanërisht në javën e fundit Komuna e Suharekës ka kaluar në zonën e kuqe, zonë kjo e cila konsiderohet me rrezikshmëri të madhe të përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Në bazë të kategorizimit në zonën e kuqe, në Komunën e Suharekës lejohet qarkullimi deri në ora 21:30.

Nga 29 janari deri me datë 05 shkurt, që i bie saktësisht 8 ditë, në Komunën e Suharekës janë identifikuar 107 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima të moshave të ndryshme, më i riu 40 vjeç.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 në komunën tonë është rritur si pasojë e festave të fundvitit.

Gjithashtu, Muharremaj ka thënë se rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 do të ketë edhe pas datës 14 shkurt, si pasojë e tubimeve të partive politike të cilat po mbahen vazhdimisht.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tutje ka theksuar se në komunën tonë tubimet nuk lejohen mbi 50 persona në hapësira të mbyllura.

Muharremaj ka theksuar se gjendja me pandeminë COVID-19 në Komunën e Suharekës nuk është e mirë, ku edhe ka apeluar të gjithë qytetarët ti zbatojnë rekomandimet që vijnë nga Qeveria e Kosovës.