Muharremaj obligon bizneset në Suharekë që t’i pastrojnë hapësirat para objekteve të tyre

Muharremaj obligon bizneset në Suharekë që t’i pastrojnë hapësirat para objekteve të tyre

Kryetari i Komës së Suharekës, Bali Muharremaj ka obliguar të gjitha bizneset në Komunën e Suharekës që hapsirën para lokalit apo objektit të tyre ta mirëmbajnë.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjitha bizneset e Komunës së Suharekës obligohen që ta mirëmbajnë hapësirën para lokalit apo objektit të tyre duke e pastruar çdo ditë me qëllim që ta mirëmbajnë ambientin, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj tutje ka thënë se të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë urdhëresë do të ndëshkohen me gjobë mandatore nga inspektorët.

Njoftimi i plotë:

Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbaj (pastroj) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit. Për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton. Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese. Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë.

RAPORTO