Muharremaj nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

31.08.2021

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave. Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar. Mirëpo bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) u […]

Muharremaj nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Kurti Foto: Ilustrim

Situata e përkeqësuar me pandeminë COVID-19, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ftojë në takim kryetarët e komunave.

Bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Mirëpo bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) u ka kërkuar kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I kontaktuar nga SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.

Muharremaj ka thënë se unë e zbatoj vendimin e bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kurti ka ftuar për këtë të martë në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.