Muharremaj nënshkruan marrëveshje për bashkfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme” me MEA-në

15.10.2020

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot kanë nënshkruar  marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme”. Muharremaj, përmes një postimi në facebook ka treguar se sot së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi kanë nënshkruar […]

Muharremaj nënshkruan marrëveshje për bashkfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme” me MEA-në Foto: Ilustrim

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot kanë nënshkruar  marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme”.

Muharremaj, përmes një postimi në facebook ka treguar se sot së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkfinancimin e projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme” të Komunës së Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, kryetari Muharremaj thekson se do të angazhohen dhe do të vazhdojnë me investime të tjera në Suharekë.

Postimi i plotë:

“Me Ministrin Blerim Kuqi sot nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Furnizim me paisje të TI për shkollat e mesme”.

Angazhimi ynë i përbashkët do të vazhdojë për investime të mëtejme për Komunën e Suharekës”.