Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nën organizimin e Konsullit Imer Lladrovci, në Konsullaten e Republikës së Kosovës është takuar me një grup studentash nga Suhareka, të cilët studjojnë në Universitetin e Stuttgartit.
Muharremaj tha se ata janë studentë të dalluar të cilët bashkë punojnë edhe me firmat me të njohura si: Bosch, Deutsche Bahn, Porsche.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme të cilat janë me shumë interes për Kosovën dhe Komunën e Suharekës në veçanti.

Studentët ishin të interesuar për temat si mbrojtja e ambientit, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, arsimi, dhe temat e tjera me interes për qytetarët tanë, bëri të dituri Muharremaj në rrjetin e tij Facebook.

Postimi i plotë i tij:
Dje në Konsullaten e Republikës së Kosovës në Stuttgart, nën organizimin e Konsullit Imer Lladrovci jam takuar me një grup studentësh nga Komuna e Suharekës, të cilët studjojnë në Universitetin e Stuttgartit.Ata janë studentë të dalluar të cilët njëherit bashkpunojnë edhe me firmat me të njohura sikurse janë Bosch, Deutsche Bahn, Porsche etj.Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme të cilat janë me shumë interes për Kosovën dhe Komunën e Suharekës në veçanti.Studentët ishin të interesuar për temat si mbrojtja e ambientit, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, arsimi, dhe temat e tjera me interes për qytetarët tanë.