Muharremaj në hall me qytetarët që po ndotin ambientin

30.07.2021

Komuna e Suharekës vazhdimisht ka bërë thirrje tek qytetarët për ruajtje të ambientit. E sidomos vet kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po apelon çdo herë për ruajtje të ambientit, por një gjë e tillë nuk po praktikohet nga shumë qytetarë. Përmes një postimi në Facebook, kryetari Muharremaj ka thënë se dënimet nuk mjaftojnë nëse nuk […]

Muharremaj në hall me qytetarët që po ndotin ambientin Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës vazhdimisht ka bërë thirrje tek qytetarët për ruajtje të ambientit.

E sidomos vet kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po apelon çdo herë për ruajtje të ambientit, por një gjë e tillë nuk po praktikohet nga shumë qytetarë.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari Muharremaj ka thënë se dënimet nuk mjaftojnë nëse nuk ka vedijësim për mbrojtje të ambientit.

“Kjo zonë në hyrje të autostrades është pastruar vazhdimisht, e kemi bërë thirrje shumë herë për pastërti në ambient. Dhe, prap mbeturina. Nuk e di se çka duhet më tepër të bëjmë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Po ashtu ai ka thënë se do të vazhdojnë punën dhe se premton që sërish kjo zonë do të pastrohet.