Muharremaj: Mirëmbajtja dhe pastrimi i ambientit punë e ndershme dhe fisnike

19.09.2020

Pastertia dhe mirëmbajtja e ambientit në Komunën e Suharekës gjithmonë ka qenë primare, edhe sot gjithashtu po vazhdohet një aktivitet i tillë nga kompani të ndryshme në komunën tonë. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj sot e ka filluar ditën afër grupeve vullnetare të cilat kanë filluar të pastrojnë rrugët në Komunën e Suharekës, për të […]

Muharremaj: Mirëmbajtja dhe pastrimi i ambientit punë e ndershme dhe fisnike Foto: Ilustrim

Pastertia dhe mirëmbajtja e ambientit në Komunën e Suharekës gjithmonë ka qenë primare, edhe sot gjithashtu po vazhdohet një aktivitet i tillë nga kompani të ndryshme në komunën tonë.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj sot e ka filluar ditën afër grupeve vullnetare të cilat kanë filluar të pastrojnë rrugët në Komunën e Suharekës, për të cilat ai thotë se duhet ta respektojmë secilin mirëmbajtës të ambientit, ta falenderojmë dhe t’i japim përkrahje për punën e tij të ndershme dhe fisnike.

Gjithashtu, Muharremaj bënë lutje tek të gjithë qytetarët që të mos hudhin mbeturina nga veturat e tyre, siç ka ndodhur në këtë pjesë të rrugës.

Postimi i plotë:

“Me seriozitetin më të madh po angazhohemi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Ju lutem, të gjithë atyre që udhëtojnë mos hudhni mbeturina rrugëve nga veturat tuaja.

Ndërkohë, i falenderoj të gjitha grupet vullnetare që angazhohen për ambientin, sepse ne duhet të krenohemi për bukuritë që i ka vendi ynë, andaj ta mbrojmë dhe ta ruajmë.

Respekto secilin mirëmbajtës të ambientit, falenderoje dhe jepi përkrahje për punën e tij të ndershme dhe fisnike.

Bali Muharremaj”