Muharremaj: Merrni seriozisht masat e caktuara anti-COVID, kështu i ruajmë dhe i mbrojmë familjet tona

06.09.2021

Numri i infektimeve me COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë, prandaj edhe qytetarëve i kërkohet t’i respektojnë masat kundër këtij virusi të ndërmarra nga Qeveria. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se secili prej nesh duhet të bëjë përpjekjen e duhur, që pandemia nga COVID-19 mos ta kontrolloj jetën […]

Muharremaj: Merrni seriozisht masat e caktuara anti-COVID, kështu i ruajmë dhe i mbrojmë familjet tona Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve me COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë, prandaj edhe qytetarëve i kërkohet t’i respektojnë masat kundër këtij virusi të ndërmarra nga Qeveria.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se secili prej nesh duhet të bëjë përpjekjen e duhur, që pandemia nga COVID-19 mos ta kontrolloj jetën tonë zakonshme më tutje.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka kërkuar nga qytetarët që të marrin seriozisht masat e caktuara nga institucionet shëndetësore, sepse sipas tij kështu i ruajmë dhe i mbrojmë familjet tona.

“Vdekjet na shqetësojnë të gjithëve pa dallim. Poashtu edhe pamjet e rënda nga spitalet dhe qendrat mjekësore na krijojnë imazhin e një pasigurie”, ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se vaksinimi dhe respektimi i masave është nderi që mund të më bëni edhe si kryetar i juaji.

“Andaj mbani maskat, dhe respektoni ekzistencen e shëndetit publik. Që ky kujtim i keq të kaloj sa më shpejt dhe ti kthehemi jetes normale”, ka përfunduar Muharremaj.