Muharremaj merr tjetër vendim për mirëpritje të mërgimtarëve

18.07.2023

Shumë mërgimtar nga vende të ndryshme të Evropës ia kanë mësyer Kosovës, vendlindjes së tyre për të kaluar pushimet e sezonit veror. Me ardhjen e mërgimtarëve në vend, natyrisht që rriten edhe kërkesat pothuajse në të gjithë sektorët e shërbimeve. Andaj, për të marr shërbimet e duhura, Kryetari i Komunës së Suharekës pas vendimit për […]

Muharremaj merr tjetër vendim për mirëpritje të mërgimtarëve

Shumë mërgimtar nga vende të ndryshme të Evropës ia kanë mësyer Kosovës, vendlindjes së tyre për të kaluar pushimet e sezonit veror.

Me ardhjen e mërgimtarëve në vend, natyrisht që rriten edhe kërkesat pothuajse në të gjithë sektorët e shërbimeve.

Andaj, për të marr shërbimet e duhura, Kryetari i Komunës së Suharekës pas vendimit për lirimin e hapësirave për parkingje, ka marr edhe një tjetër vendim. Ku shërbyesit ciliv të Komunës së Suharekës, në kuadër të Drejtorisë së Administratës obligohen që të punojnë nga ora 08:00 deri në orën 17:00, për periudhën 18.07.2023 deri më 18.08.2023, raporton SuharekaOnline.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

Poashtu, në vendim thuhet se Zyra e Personelit në Komunën e Suharekës, obligohet për kompenzimin e shërbyesve civil në kuadër të Drejtorisë së Administratës ta bëj konform ligjit Nr.08/L-196, për pagat në Sektorin Publik.

“Mërgimtarëve rrugë të mbarë për Kosovë.

Ndërsa adminstrata në Komunën e Suharekës do të punoj me orarë të zgjatur, për shërbimin sa më të mirë dhe korrekt ndaj tyre.

Natyrisht i falenderoj edhe shërbyesit civil për mirëkutim.

Punë të mbarë” ka shkruar Muharremaj.

Etiketat