Muharremaj: Mbrëmja e Maturës do të lejohet, urime maturantëve!

Muharremaj: Mbrëmja e Maturës do të lejohet, urime maturantëve!
Fjolla Hoxha

22.06.2021 / Suhareka

Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.

Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, lejohet deri ne ora 23:00.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

E për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka uruar maturantët për këtë vendim për lejimin e mbrëmjes së maturës.

“Mbrëmja e Maturës do të lejohet. Ne po presim vetëm njoftimin zyrtar, ndërkohë që mediat tashmë e kanë bërë publike që në kuadër të masave të reja, do të lejohet me numër të caktuar edhe mbrëmja e maturës”, ka shkruar kryetari Muharremaj në Facebook.

“Urime maturantëve”, ka shkruar më tutje.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit